20,11,2024

Suksesi dhe krenaria me artistin ferizajas

Must Read

Sukseset për artistin Jetullah Sylejmani nuk kanë të ndalur edhe këtë vit, ku pas pjesëmarrjes si finalist në ekspozitë “Çmimi Artistët e Rinj” në Galerinë Nacionale të Maqedonisë në muajin prill, muaji i radhës, muaji Maj e gjen duke përfaqësuar Kosovën në  një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, konkretisht në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut për arte pamore “MEDITERRANE 18”, ku artistët janë vlerësuar dhe përzgjedhur nga një juri dhe kuratorë ndërkombëtarë në mbështetje të Galerisë Kombëtare të Kosovës si partneri i saj për Kosovë.

Kjo si ngjarje është e një rëndësie të veçantë për faktin se për herë të parë në historinë e artit pamor të qytetit të Ferizajt, një artist nga ky qytet përfaqëson Kosovën, në ekspozitën më të njohur të artit pamor në Evropë, ku marrin pjesë shtetet e ndryshme nga Evropa dhe mesdheu, BJCEM (“Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée”).

Akoma pa përfunduar kjo ekspozitë Jetullah Sylejmani përzgjidhet finalist për herë të tretë në një nga ekspozitat më të njohura të artit bashkëkohor që organizon Galeria Kombëtare e Kosovës.

Edhe këtë vit, sikurse në edicionin e parë të vitit të kaluar, Jetullah Sylejmani është  përzgjedhur finalist i edicionit të dytë të ekspozitës “Artistët e rinj”, ku fituesi do të shkoj në një nga rezidencat më të njohura të artit bashkëkohor në botë për një periudhë 3 mujore. Urojmë që artiti ynë ta fitoj këtë çmim dhe ta bëjë krenar edhe një herë qytetin e Ferizajt. Kuratorë të këtij edicioni janë Alban Muja dhe Rudina Xhaferi, kurse ekspozita do të hapet më 8 qershor 2017 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Në vitin 2016 si finalist i ekspozitës “Artistët e rinj” ishte përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau,  Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi.

Gjithashtu edhe në vitin 2014 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Çmimi Artistët e së nesërmes” përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Niels Van Tomme, Lucia Gavulová, Rozafa Basha, Thierry Bal, Slaven Tolj dhe Rudina Xhaferi.

Jetullah Sylejmani  ka mbaruar studimet për Filozofi dhe studimet Master për Pikturë, dhe tani punon si mësimdhënës në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si SHBA, Francë, Itali, Kroaci. Maqedoni, Shqipëri.

  

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img