24,01,2026

Sturgeon kërkon referendum të dytë për pavarësinë skoceze

Must Read

Nicola Sturgeon e bëri këtë njoftimin në një fjalim të hënën në mëngjes, ndërkohë që deputetët britanikë përgatiten për t’i dhënë Kryeministres Theresa May fuqinë për të zbatuar “Nenin 50” dhe fillimin e negociatave për daljen nga BE-ja.

Ajo ka thënë se dëshiron një votim që të mbahet në mes pranverës dhe vjeshtës së vitit 2018, transmeton lajmi.net.

Gjatë bisedës së saj zyrtare, Sturgeon tha se popullit të Skocisë duhet t’i ofrohet një zgjedhje midis Brexit dhe një shteti të pavarur.

Ajo tha se qeveria britanike “nuk kishte lëvizur as edhe një gisht në zbatim të kompromisit dhe marrëveshjes me qeverinë skoceze mbi Brexit” dhe se vendi i saj ndihej ” inferior”.

Ajo tutje tha se do të marrë hapat e nevojshëm për të siguruar Skocinë për një zgjedhje deri në fund të këtij procesi. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img