15,05,2024

Studenti Andi Ejupi – tregim i suksesshëm i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Andi Ejupi, student i vitit të tretë i Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka filluar punë në programin “Beso në Mua”si dizajner i interierit.

“Beso në Mua”është program mjaft atraktiv që transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe e veçanta e këtij programi është sepse është i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe ofron një çasje tejet atraktive për të gjithë ata që duan ambient ideal për jetë dhe punë.

Nga dëshira e madhe për të qenë një dizajner i suksesshëm, Andi ka filluar studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku tregoi sukses të shkëlqyeshëm gjatë studimeve dhe që nga viti i dytë filloi të punojë në këtë program duke bërë dizajne të ndryshme si: dhoma gjumi, dhoma të punës, rregullimin e ballkonëve dhe dizajne të tjera me interes.

Studenti Andi Bujupi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe imagjinatë tejet të zhvilluar për këtë lëmi. Kreativiteti i tij në punë dhe përkushtimi ndaj këtij profesioni, kanë bërë që Andi të bëhet pjesë e emisionit, i cili jep ide, apo edhe idenë e qytetarëve e shndërron në komoditet në jetën e përditshme.

“Falë marrëveshjeve të shumta të UShAF-it me kompani e biznese, me të cilat u bë e mundur që unë t’i zbatojë njohuritë e mija në praktikë, punës së palodhshme dhe durimit të mësimdhënësve që u morën me ne sa herë që ne kërkonim ndihmën e tyre, unë u bëra i zoti në profesionin tim”, thotë Andi.

Andi Bujupi është një nga tregimet e suksesit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe një indikator se studentët e këtij Universiteti do të kenë mundësi të shumta dhe do të kenë se çfarë t’i ofrojnë tregut të punës, që është edhe synimi kryesor i Universitetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img