22,12,2024

Studentëve të Infermierisë u mundësohet punë praktike nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.13.04.2017. Kjo u bë e mundur përmes një marrëveshje të bashkëpunimit mes drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Burim Karameta, drejtoreshës së QKMF-së Ibadete Bucaliu-Ismajlit si dhe përfaqësuesit të UBT-së Artan Tahirit.

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, nga tash mund të fillojnë praktikën nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Ferizajt, falë bashkëpunimit të realizuar mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të komunës së Ferizajt dhe UBT-së.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në Ferizaj, Burim Karameta tha se ata janë të interesuar për të bashkëpunuar me UBT-në si dhe shkëmbimin e përvojave për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, sekretari i UBT-së, Artan Tahiri tha se për këtë institucion është shumë e rëndësishme që studentët të zhvillojnë aftësi teorike dhe praktike.

Sipas tij, këto dy institucione do të vendosin një bashkëpunim të ngushtë në shëndetësi dhe në mirëqenie sociale, në veçanti për potencialet e përbashkëta në fushat e reja dhe inovative.

UBT marrëveshje të tilla të bashkëpunimit ka edhe me institucione të ndryshme vendore për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img