18,10,2024

Studentët e UShAF u pajisën me licenca për programin X CAD nga Kompania EURO SWISS

Must Read

Kompania Euroswiss ka ndarë 9 licenca të Programit X CAD, për studentët e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, 6 prej të cilave janë ndarë për studentët të cilët janë duke kryer punë praktike nëpër kompani të ndryshme, ndërsa 3 të tjera për studentët me notë mesatare më të lartë në këtë drejtim.
Përmes këtij programi, studentët do të kenë mundësinë që të dizajnojnë kuzhina të ndryshme dhe secili prej tyre do të prodhoj diçka të veçantë në kompaninë në të cilën është duke kryer punën praktike.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për bashkëpunimin dhe mundësinë që ua ofroj studentëve të UShAF që të njihen me programe, të cilat janë bashkëkohore dhe të cilat nuk kan pasur mundësi studentët që t’i praktikojnë deri më tani.
Ndërsa, Përfaqësuesi i Euroswiss, z. Naim Balija, iu uroi suksese studentëve të përzgjedhur dhe u ofroj ndihmë gjatë këtij rrugëtimi një vjeçar.
Po ashtu, pronari i Kompanisë ANB Baliu, z. Bujar Baliu, i uroi studentët dhe premtoj për tre studentët me notë mesatare më të lartë, që nëse do të jenë të suksesshëm, do të kenë mundësi punësimi në kompaninë të cilën e përfaqëson ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img