11,09,2025

Studentët e UShAF morën pjesë në panairin “Tehnoma 2017” në Shkup

Must Read

 

Ferizaj.26.10.2017. Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë dhe të Menaxhmentit Industrial, morën pjesë në Panairin e 43 – të Ndërkombëtarë të Metalurgjisë, Elektroteknikës, Energjisë, Jo-metaleve, Ndërtimtarisë, Mbrojtjes dhe sigurisë “Tehnoma 2017”, në Shkup.

Në këtë Panair, studentët patën rastin të njihen për së afërmi me teknologjitë dhe ekonomitë e shumë vendeve, krahinave dhe rajoneve. Po ashtu, patën rastin të njoftohen me produktet e prodhuesëve të mëdhenjë, të mesëm dhe të vegjël nga rajoni dhe më gjërë.

Panairi “Tehnoma”, është panairi më i pasur që bashkon përfaqësuesit e prodhuesëve të mëdhenjë vendas dhe të huaj nga fushat e metalurgjisë, inxhinierisë elektrike, energjisë, jo-metaleve dhe industrisë së ndërtimit.

Gjatë qëndrimit në Panair, studentët ishin të shoqëruar nga dekanët e tyre,  Ismet Malsiu dhe Fatmir Çerkini, si dhe profesori  Halit Mehmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img