28,11,2025

Stavileci: Sektori i  Teknologjisë së Informacionit prioritet i Qeverisë    

Must Read

Më tej ministri Stavileci para të pranishmëve është zotuar se do të vazhdoj me përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative, duke kërkuar njëkohësisht edhe  gatishmërinë e sektorit privat, atë të Akademisë si dhe  palëve tjera të interesit.

Ndryshe, në takim u elaboruan zhvillimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë,përfshirë  modalitetet e organizimit të këtij Komiteti Drejtues dhe  krijimin e një Task Forcave respektive për zbatimin e shtyllave të Strategjisë së TI-së.

Nga të pranishmit Strategjia e Teknologjisë së Informacionit  është  potencua si mundësi e vetme, potencial për zhvillim ekonomik dhe  përshpejtim i rritjes së eksporteve të shërbimeve në fushën e TIK-ut,  duke zhvilluar kapacitetet njerëzore në pajtim me nevojat e firmave të krijuara që do të krijoheshin  në të ardhmen nga ku do të  promovohej më shumë  fusha e TIK-ut.

Ndryshe, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative është produkt i një pune të gjatë dhe angazhimi i  të gjithë anëtarëve të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, sektori privat dhe përfaqësues nga Akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest,etj).

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img