17,11,2024

Stafi akademik i UShAF merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave në Nothingham Trent University

Must Read

Stafi akademik i UShAF morën pjesë në punëtorinë për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave, në kuadër të projektit “Euforia” në Nothingham Trent University

Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku dhe profesoresha, znj. Leonora Haliti Rudhani (Koordinatore për Zhvillim Akademik) morën pjesë në punëtorinë për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave në Nothingham Trent University në Angli, në kuadër të projektit “Euforia”, i cili është pjesë e programit Erasmus+.

Gjatë kësaj punëtorie 5 ditore, u mbajtën tranime për pjesëmarrësit për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave të tyre, duke i orientuar në nevojat e tregut, të shkruarit dhe rezultatet e të mësuarit (ILO) në module dhe zbatimin e këtyre rezultateve ILO brenda programeve të tyre. Kjo mënyrë e hartimit të kurrikulave ka për qëllim rritjen e punueshmërisë dhe gatishmërinë e studentëve të diplomuar për tregun e punës.

Po ashtu, pjesëmarrësit u takuan me studentët e Nothingham Trent University të programit të ndërmarrësisë, të cilët aktualisht ishin kyçur në tregun e punës, ku patën rastin të dëgjojnë nga ta përvojat e tyre sa kanë qenë të përgatitur për tregun e punës.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit patën rastin që të marrin nga përvojat e praktikave më të mira nga dy universitete britanike: Staffordshire University dhe Nothingham Trent University, lidhur me organizimin e moduleve dhe vlerësimin e studenteve.

Projekti “Euforia” ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëmin prodhuese – industriale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img