10,09,2025

Stacioni i Autobusëve në Ferizaj zhvendoset në lokacion tjetër

Must Read

Menaxhmenti i stacionit të autobusëve në Ferizaj vazhdon të përballet me mungesë të hapësirës, derisa kërkesat e kompanive të ndryshme regjionale për të hyrë brenda tij vazhdojnë të jenë të mëdha.

Ky stacion është i frekuentuar vazhdimisht gjatë 24-orëve edhe nga linjat e autobusëve nga Maqedonia, Turqia, Shqipëria etj, e sidomos gjatë sezonit veror.

Ekzekutivi i komunës prej më shumë se 3 vjet ka dështuar ta zhvendosë këtë stacion në një hapësirë më të madhe, megjithëse rreth kësaj çështjeje është debatuar disa herë.

Në Komunën e Ferizajt kanë thënë se procedurat për dislokimin e stacionit do të nisin brenda këtij viti, derisa parcela e re do të planifikohet në draft-Planin Zhvillimor Komunal, i cili dokument pritet të miratohet në mbledhjet e radhës në KK… (më gjerësisht në “Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img