24,10,2025

Stabilizohet çmimi i Bitcoin

Must Read

Edhe pse ka një rënie prej 3 për qind gjatë 24 orëve të fundit, Bitcoin sot arrin vlerën e mbi 11 mijë dollarëve në indeksin e çmimeve CoinMarketCap, duke u rikthyer me më shumë se 4 mijë dollarë pas rënies në 6 mijë dollarë që ishte në javën e kaluar, shkruan Telegrafi.

Aktualisht një Bitcoin vlerësohet me 11,197.00 dollarë.

Tom Lee, nga ‘Fundstrat Global Advisor’, thotë se rikthimi i Bitcoin do të merr 1.7 herë më shumë kohë se sa kohëzgjatja e rënies dhe sipas tij do t’i duhen 85 ditë kohë që ta arrijë nivelin e mëparshëm.

Lee shtoi se gjatë javëve të fundit ka pasur shumë frikë, pasiguri dhe dyshime në tregje, por ato tashmë janë duke u zbehur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img