22,12,2025

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Must Read

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti. Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales. Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tentim vrasje në Ferizaj – viktima qëllohet me armë zjarri nga afërsia, autori në arrati

Një rast i rëndë i tentim vrasjes është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img