Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj nga sot do të ketë edhe një shërbim të ri. Por kësaj radhe bëhet fjalë për avancimin e njohurive për komunitetin shëndetësorë. Është bërë aktivizimi i telemjekësisë, një project që do të mundësojë që mjekët dhe infermierët e këtushëm të ndjekin videokonferenca dhe ndërhyrje të ndryshme operative në të gjitha spitalet ku është I instaluar shërbimi i telemjekësisë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, tregon se i gjithë projekti është realizuar falë mbështetjes që ka treguar Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitarë. Ndërkaq ëshët mirëpritur në mesin e punonjësve të këtij Spitali si një ecje e punës me zhvillimet teknologjike modern.
“në këtë hapësirë më parë ka qene depo farmaceutike e cila nuk i ka plotësuar standadrdet minimale.Depon farmaceutike e kemi trasnsferuar në një lokacion më të përshtatshëm ndërsa këtë hapësirë e kemi adaptuar dhe kemi krijuar këtë shërbim ku faktikisht kemi përfituar nga ky project i radhës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe QKUK-së. Është shumë i mërëseardhur për stafin mjekësorë për arsye se me telemjekësi tani e tutje do të lidhemi me të gjitha qendrat ku do të përcjellim avancimet dhe procedurat më të reja. Do të trajtohen ligjërata të ndryshme dhe kjo hapësirë do të shfrytëzohet për nevoja të edukimit të vazhdueshëm, çoftë ato për infermieri apo të stafit të mjekëve të vilët punojnë dhe bashkëveprojnë me ne dhe Spitalin e Ferizajt“ ka thënë Dr Jeton Zeqiri, Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.
Edhe përgjegjës të sistemit të avancuar të sistemit të avancuar të telemjekësisë ne Spitalin e Ferizajt pohojnë se tashmë sistemi është i gatshëm për qëllimin për të cilin është instaluar. Ndërsa trajnimet për përforcim të njohurive ende po vazhdojnë.
Kjo pajisje është kominikim me gjithë botën. Është një mënyrë e komunikimit edhe e infermierëve mes veti, për të mos udhëtuara në vende tjera, e që mund të kontaktojnë përmes këtyre pajisjëve. Fillimisht ne mund të përcjellim oparacione të ndryshme të komplikuara dhe mund ti përcjellim drejtpërsëdrejti operacionet“ ka thënë Xhevdet Tërshana, përgjegjës tek shërbimi i telemjekësisë.
Drejtuesit e Spitlit të Përgjithshëm të ferizajt thonë se kjo pajisje mund të u ndihmoj përsonelit edhe në rilicencimin e tyre pa u larguar nga vendi i punës.
Shërbimi i telemjekësisë është një project I cili është financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalorë Klinik Universitarë në Kosovë.
Këto pajisje janë instaluar në tri qendra të Kosovës dhe mësohet se ka kushtuar rreth 400 mijë euro, transmeton televizioni Liria.