03,07,2025

Spitali i Ferizajt pritet të funksionalizohet në vitin 2021

Must Read

Faza e punimeve në objektin e spitalit po vazhdon me dinamikë të shtuar. Bazuar nga planifikimet viti 2021 do të jetë viti kur ky spital edhe do të funksionalizohet i tëri. Këshilltari politik i ministrit Ardian Ferizi ka folur sot për ecurinë e punimeve, planifikimet dhe shërbimet që do të ofroj ky spital.

Ndonëse në fazën e realizimi, bëhet e ditur se projekti i spitalit të Ferizajt pritet të funksionalizohet në vitin 2021. Kështu ka bërë të ditur sot, Ardian Ferizi, këshilltar i lartë politik i ministritë të shëndetësisë dhe përfaqësues i kësaj ministrie në bordin e shërbimit spitalor klinik universitar të Kosovës. Sipas tij aktualisht është duke u punuar në ndërtimin e vrazhdë për të vazhduar vitin e ardhshëm me suvatimin dhe në fund funksionalizimi i tij me paisje dhe resurse humane. Madje ka shtuar se qysh tash është duke u punuar në përgatitjen e stafit mjekësor.
Për më tepër mësohet se kostoja e lartë e spitalit është mbuluar nga fondet e Ministrisë. Duke u ndalur në këtë aspekt këshilltari i ministri Ardian Ferizi, ka shtuar se vërehet përkushtimi i ministri për të ecur para me këtë projekt 
Ndërkohë bëhet e ditur se spitali do ta ketë karakterin e një spitali të përgjitshëm dhe se do jetë rajonal. 
Ndryshe ky projekt është zvarritur për shumë vite.Mirëpo dinamika e punëve që po kryhet aktualisht e shton besimin se ky projekt do të përfundoi brenda afateve të parapara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img