10,09,2025

Spitali i Ferizajt planifikohet të fillojë të ndërtohet më 12 Qershor

Must Read

Pas harmonizimit të zbrazëtive ligjore në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt lidhur me tokën e destinuar për ndërtim të Spitalit të ri po planifikohet që ky projekt madhorë e i shumëpritur të fillojë së ndërtuari më 12 Qershor, në ditën e e çlirimit të Ferizajt.

Drejtori për urbanizëm dhe mjedis Lulzim Aliu pohon se është në përgatitje të lejes ndërtimore për këtë projekt , nga se të gjitha paqartësitë dhe barrierat ligjore tashmë janë eliminuar.
“ Të gjitha vendimet që i kemi marrë dje janë vendime për ndërtimin e Spitalit. Spitali do të ndërtohet shumë shpejt. E thash edhe dje se si datë referente do të jetë 12 Qershori i këtij viti. Të gjitha përgatitjet për leje të ndërtimit janë kryer sipas ligjeve të ndërtimit i cili është në fuqi dhe që ne jemi duke e aplikuar. Telashet i kemi pasur me interpretim të ligjit nga Ministria e Planifikimit. Dua të them se të gjitha vendimet që i kemi marrë edhe më herët, me 30 Mars, të cilat dje i kemi anuluar kanë qenë në përputhshmëri të plotë me udhëzimet që na ka dhënë Ministria para katër muajsh, kur kemi vendosur që të shqyrtojmë edhe njëherë PZHK-në për të përmirësuar disa gabime teknike që kanë qenë në PZHK e par të cilat ata nuk na kanë lejua. Na kanë dhënë udhëzime se si mundemi me I bërë përmirësimet hap pas hapi por për vendimet e 30 Marsit na kthyen krejt një përgjigje tjetër që për mua kanë qenë absolutisht të papranueshme. Megjithatë kryetari ka shprehur vullnetin e vet për të cilin unë nuk jam pajtuar sepse përgjigjen nuk na e kanë pruar me kohë dhe vendimet që janë marrë më parë kanë qenë të plotfuqishme. Ne kemi mund ta ndërtojmë spitalin edhe pa vendimet e djeshme. Në qoftë se me veprimin tonë komuna e shkel ligjin atëherë Ministria ka të drejtë ta padisë komunën përmes gjykatës. Po dje e kemi sjellë situatë që ne të fillojmë me lejen e ndërtimit e cila do të bëhet brenda dy apo tre ditësh” ka thënë Aliu.
Ndonëse në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt këshilltarët komunal nga radhët e opozitës thanë se fillimi i projektit në këtë fazë është I dëmshëm dhe se mund të ketë reagime negative nga ana e nivelit qendror, drejtori Aliu thotë se nuk mund të ketë reagime të tilla nga se tashmë janë të qarta të gjitha interpretimet ligjore.
“Edhe dje në mbledhjen e Kuvendit jam munduar me i sqarua dilemat dhe paqartësitë që i ka vet Ministria dhe dua ta them edhe këtë se gjithë këtë kaos të interpretimit të PZHK-së është bërë nga Ministria e Planifikimit dhe Mjedisit sepse ata vet kanë paqartësi shumë të mëdha në interpretim të ligjit dhe udhëzimeve administrative” ka thënë Aliu.
Spitali i ri për Ferizajn thuhet se është bërë me kërkesën e këtij institucioni që ai të ndërtohet tek hapësirat e ish tregut të kafshëve. Ndërkaq projekti nuk ka pësuar ndryshime nga ai i planifikuar në vitin te parku i Lirisë. Në parcelën e re thuhet se ka hapësirë më shumë dhe se duhet modifikuar elementet e ndërtimit, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img