20,11,2024

Spitali i Ferizajt, përfundimisht do të ndërtohet tek parcela e ish tregut të kafshëve

Must Read

Ferizaj.30.03.2018. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, këtë të premte ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës të cilat ishin paraparë për këtë mbledhje. Por ajo që ngjalli më se shumti debat ishte futja e disa pikave të reja në rend dite nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Mjedisit. Bëhet fjalë për Planin Zhvillimor Komunal, për të cilin pushteti e njoftoi Kuvendin e Komunës që ministria, u ka dhënë përgjigje negative për përmirësimin e Planit Zhvillimor si tërësi, duke e urdhëruar Komunën e Ferizajt që projektet të cilat parashihen me këtë dokument, të anulohen dhe miratohen veç e veç përmes Kuvendit.

Ishte propozim-vendimi për ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit të qytetit, që u bë shumë zhurmë nga partitë opozitare, të cilat ishin kategorike që ky lokacion të mos ndërrohet, sepse sipas tyre ai lokacion është më i përshtatshëm për ndërtimin e spitalit të ri. Në mbrojtje të këtij vendimi doli shefi i grupit parlamentar të PDK-së Arian Imeri, duke thënë se vendi më i përshtatshëm për këtë është kjo parcele, për shkak të lidhjes së mirë që ka edhe me qytete tjera të Rajonit të Ferizajt. Këtë propozim të ekzekutivit komunal e ka mbrojtur edhe Xhavit Zariqi, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por kundër këtij vendimi ishte grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët siç thanë ata lokacioni më i përshtatshëm për ndërtimin e spitalit ishte tek Parku “Liria”.

Por, këtyre vërejtjeve të LDK-së i është përgjigjur drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Lulzim Aliu. Ai ka thënë se është kërkesë edhe e Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Ferizaj, që spitali i ri të mos ndërtohet në parcelën e caktuar me parë për shkak të asaj se është e pa përshtatshme. “Edhe pse vendimi për ndërtimin e spitalit në këtë parcelë është marr në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, ky vendim nuk është bartur fare në kadastër, si pasojë në fletën poseduese për këtë parcelë është shënuar vetëm se është pronë e Kuvendit Komunal, por jo edhe e destinuar për ndërtimin e Spitalit Rajonal, ndërsa në anën tjetër në pjesën hartografike digjitale të PZHK-së në këtë parcele është paraparë të ndërtohet objekti i spitalit të ri”, ka thënë drejtori Aliu. Drejtori i Urbanizmit, Lulzim Aliu, çdo vërejtje të opozitës i është përgjigjur në mënyrë të detajuar, sa i përket çështjes së ndërtimit të spitalit tek ish tregu i kafshëve në Ferizaj. Por pas këtij debati të ashpër në mes të partive me 21 vota për dhe 19 kundër u vendos që përfundimisht spitali i ri i Ferizajt, të ndërtohet tek ish tregu i kafshëve.

Poashtu u diskutua edhe për propozim-vendimi mbi anulimin e zbatimit të Planit të Veprimit të PZHK-së që ka të bëjë me projektin “Ndërtimi i Stacionit të ri të Autobusëve” në parcelën 188 zonën kadastrale në Ferizaj, për propozim-vendimin për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës për destinimin e parcelës 188 për ndërtimin e banesave për të gjitha kategoritë e dala nga lufta dhe rasteve tjera, si dhe propozim vendimin për realizimin e aktivitetit të Planit të Veprimit të PZHK-së, ndërtimi i spitalit rajonal në parcelën 188-3.

Në këtë mbledhje u mor vendim edhe për formimin e komiteteve jo obligative e të cilat janë: Komiteti për Personat më Aftësi të Kufizuara, Komiteti për Arsim, Kulturë dhe Sport, Komiteti për Zhvillim Ekonomik, Komiteti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, si dhe Komitetin për Barazi Gjinore. Për të gjitha këto Komitete u tha se përfaqësuesit të cilët do ta përfaqësojnë do të caktohen në mbledhjen e Kuvendit.

Vendim u mor edhe për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Drejtorisë së Arsimit për vitin 2018-2022, u diskutua edhe për formimin e Komisionit për Hartimin e Akteve Juridike, vendim u mor edhe për ndryshimin e Rregullores për Barazi Gjinore, si dhe u mor vendim edhe për destinimin e parcelës kadastrale 145-0 për Zonën ekonomike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img