04,05,2024

Spitali i Ferizajt me vetëm një autoambulancë funksionale

Must Read

Spitali Rajonal i Ferizajt nga tri autoambulanca sa posedon, vetëm një prej tyre e ka në funksion, ndërsa dy të tjera vazhdimisht ndodhen në servis. Joaktive  shpeshherë ndodhë të jetë edhe e vetmja veturë e cila aktualisht është në funksion.

Se mungesa e autoambulancave po u shkakton shumë telashe me pacientë e pohon edhe drejtori i spitalit të Ferizajt Bejtush Jaha.

 “Në kuadër të spitalit të përgjithshëm të Ferizajt kemi 3 autoambulanca të cilat në shumicën e rasteve nuk janë aktive sepse janë të vjetra, dy autoambulanca janë të prodhimit 1999, kurse njëra është e vitit 2000. Ne kemi frekuentim të madh  të pacientëve të cilët në mungesë të kuadrove jemi të detyruar që nga këtu t’i transferojmë në QKUKU, që na nevojitet autoambulanca për transferime dhe shpeshherë jemi objekt cak i mosmarrëveshjeve me pacientë për shkak të mungesës së autoambulancave dhe trasferit me kohë në QKUKU”,tha Jaha.

Jaha thotë se disa herë kanë kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe nga donatorët që të pajisen me ndonjë autoambulancë të re, mirëpo deri më tani nuk kanë hasur në mirëkuptim.

“Ne disa herë kemi bërë kërkesa nga donatorë dhe njerëz të vullnetit të mirë që të na ndihmojnë në këtë aspekt, por nuk kemi hasur në mirëkuptim, edhe tek SHSKUK ne vazhdimisht, në çdo raport që e dërgojmë, e potencojmë mungesën e autoambulancave, por deri tani nuk kemi hasur në mirëkuptim”,tha Jaha.

Përveç mungesës së autoambulancave, Spitali Rajonal po përballet edhe me mungesë të veturave për shërbime spitalore. Për nevoja të tilla ky institucion shëndetësor ka në dispozicion një veturë të vitit 1984. Gani Tërshana, përgjegjës i shërbimeve teknike në spitalin e Ferizajt, thotë se kjo veturë më shumë ndalet në rrugë sesa lëviz.

“Mbeturinat i bartim me të dhe çka të kemi nevojë për furnizim  të spitalit këtë veturë e kemi në shërbim, rrallëherë që nuk ndalet në rrugë se gjithmonë ndalet në rrugë, asnjëherë vetë nuk shkoj sepse duhet me e lut ndokënd të më ndihmoj për me shty apo me tërheq”,tha Tërshana.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt, gjatë 24 orëve, me vetëm një autoambulancë kryhen mbi 10 transferime të pacientëve, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img