Ralf Stegner, nënkryetari i SPD-së u shpreh sot për televizionin publik ZDF se njoftimi i partisë së tij se kush do të sfidojë Merkelin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 do të shpallet së shpejti.
Merkel e dha njoftimin e shumëpritur dje, ku deklaroi do të kandidojë edhe për katër vjet në detyrë si kryetarja e partisë së qendrës së djathtë, kristiandemokrate (CDU).
Nëse partia e saj merr vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri, atëherë do të jetë udhëheqësja në detyrë më jetëgjatë e çdo vendi evropian si dhe një nga udhëheqëset në detyrë më jetëgjatë në historinë e Gjermanisë.
.