Zikaltrit janë mposhtur 1-0 në Mapei, ndeshja e katërt radhazi që humbasin ndaj skuadrës Emiliane.
Pas ndeshjes, Spalletti ka përdorur fjalor të rëndë ndaj arbitrit, konfirmon Lega Serie A, e cila e ka gjobitur me 10,000 euro duke i dhënë një paralajmërim zyrtar.
Walter Mazzarri, trajneri i Torino-s, gjithashtu ka marrë një paralajmërim pas gjesteve të tij në fushë teksa është ankuar për disa vendime në humbjen ndaj Roma-s.
Udinese është gjobitur me 4,000 euro për shkak të fishekzjarrëve të hedhur në fushë.
Napoli është gjobitur 2,500 euro pasi tifozët gjithashtu kanë lëshuar fishekzjarrë.
Spalletti dënohet me 10 mijë euro pas ndeshjes me Sassuolon, ka bërë diçka të turpshme
Share
Të ngjashme:

