18,11,2025

Sot vendimi për imamin Zekirija Qazimi, i cili rekrutonte të rinjtë për në ISIS

Must Read

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të vazhdojë seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e Zekiriia Qazimit, imami që dyshohet se ka rekrutuar të rinjtë për organizatën terroriste ISIS.

Ai akuzohet për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

“I akuzuari I.B për tre vepra penale, rekrutimi për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të akuzuarit S.T dhe B.B  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

“I akuzuari J.K  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm si dhe të akuzuarit L.K dhe I.K për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” bën të ditur kjo gjykatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img