30,04,2024

Sllovakia ia mbyll dyert Islamit, kalon ligjin që s’e njeh islamin si fe me status

Must Read

Ish-shteti komunist u ka rezistuar fort përpjekjeve të BE-së për t’u marrë me fluksin e madh të emigrantëve myslimanë që po vijnë në Evropë që nga viti 2015, kryesisht duke kundërshtuar kuotat për t’i ndarë azil kërkuesit në mesin e shteteve anëtarë të BE-së, transmeton Express.

Qeveria e kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka thënë se Islami nuk ka vend në Sllovaki.

Parlamenti kaloi sot projektligjin e sponsorizuar nga Partia Nacionale e Sllovakisë (SNS), e cila është anëtare e koalicionit të qeverisë së Ficos, në bazë të cilit, një fe duhet t’i ketë të paktën 50.000 anëtarë, nga 20.000 sa ishte deri më tani, për t’u kualifikuar për subvencione shtetërore dhe për të udhëhequr shkolla të veta.

Kjo do ta bëjë tejet të vështirë për Islamin për t’u regjistruar si fe, sepse Islami ka vetëm 2.000 besimtarë dhe asnjë xhami të njohur në Sllovaki, sipas regjistrimit të përgjithshëm të fundit.

Por, Fondacioni Islamik i Sllovakisë thotë se ka rreth 5.000 anëtarë.

“Islamizmi fillon me qebap dhe veçse ka filluar në Bratislava. Imagjinojeni çfarë mund të ndodhë në pesë apo 10 vitet e ardhshme… Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, në mënyrë që asnjë xhami të mos ndërtohet në të ardhmen në Sllovaki” ka thënë Andrej Danko, kryetari i SNS.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img