03,07,2025

S’ka më Ronaldo apo Messi, pesë futbollistë në garë për “Topin e Artë”

Must Read

Specialistët e futbollit mendonin se Neymar ishte kandidati për të marrë fronin nga Ronaldo apo Messi, por një sezon i mbushur me dëmtime dhe dështimi në Kupën e Botës kanë ulur në minimum kuotat e brazilianit. Në këto kushte, pesë lojtarë kanë mbetur në garë për “Topin e Artë”, trofeu që i jepet futbollistit më të mirë në planeti.
Dy prej kandidatëve janë francezë. Kylian Mbappe ka fituar të katër trofetë e futbollit francez në sezonin 2017/2018 me Paris Saint-Germain dhe po lë një shije të mirë në “Rusi 2018”. Dy ndeshjet që mund t’i kenë mbetur në Kupën e Botës do të jetë mundësia më e mirë për numrin 10 të Francës të mbledhë vota të tjera për “Topin e Artë”, pasi u bë zyrtarisht kandidat me paraqitjen e shkëlqyer kundër Argjentinës, ku shënoi dy gola dhe dha një asist.
Nga ana tjetër, Antoine Griezmann është simboli i Atletico Madrid, ka fituar trofeun e Europa League dhe është kandidat serioz nëse do të rezultojë vendimtar në suksesin e Francës në Rusi.
Kandidati tjetër është Luka Modric. Ai do të bëhet favorit nëse fiton Kupën e Botës 2018 me Kroacinë, sepse ka në “xhepin” e tij edhe triumfin e tretë radhazi në Champions League me Real Madrid, shkruan telesport.
Te Belgjika gjejmë kandidatin e katërt. Eden Hazard dhe Romelu Lukaku janë dy nga “yjet” e ekipit të Roberto Martinez, por sipër tyre, si pasojë e sezonit me Manchester City, ku u shpall kampion i Premier League, qëndron Kevin de Bruyne. Ai doli i dytë në Premier League, pas Salah, në garën e futbollistit më të mirë në Angli, por e ka parakaluar egjiptian me paraqitjen në Rusi.
Kandidati i fundit, por që ka shanse të barabarta me të tjerët është Harry Kane, golashënuesi më i mirë deri në këtë pikë të “Rusi 2018”. Sulmuesi ka shënuar 30 gola (ose më shumë) në tre sezonet e fundit dhe nëse Anglia fiton Kupën e Botës, atëherë kapiteni i “luanëve” do të jetë pretendenti kryesor për “Topin e Artë”…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img