21,12,2024

S`ka masa të reja, mbesin në fuqi ato të vjetrat

Must Read

Ministria e Shëndetësisë dhe kryetarët e komunave pas takimit që kanë mbajtur për masat anticovid kanë dal me një deklaratë për media.

Sipas Asociacionit të komunave të Kosovës Minisrtria e Shëndetësisë i ka njoftuar se pavarësisht numri të vogël të rasteve dhe krahas vaksinimit masat që janë në fuqi nuk do të ndryshojnë.

Sipas AKK masa te reja do të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme dhe kjo si pasojë e nisjes së mësimit në shkollat e Kosovës.

Arsye tjetër janë edhe zgjedhjet e 17 tetorit.

Njoftimi i plotë:

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj.Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.
Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.

Ajo fillimisht falënderoi Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët Komunalë për Shëndetësi për aktivitetet dhe angazhimet e deritashme në betejën kundër pandemisë Covid-19.
Ministrja Bunjaku tha se ka pasur takime me Grupin e Ekspertëve Shëndetësor dhe përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për të vlerësuar situatën dhe masat e deritashme si dhe kanë pranuar raportin javor.
Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.
Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19.
Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor.
Ministrja Bunjaku kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi.
Në këtë takim, Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore.
Në anën tjetër Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla. Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksinuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.
Poashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i Komunave me barna esenciale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img