Por, edhe pse pa marrëveshje kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se pas diskutimeve lëvizjet janë pozitive, por që, sipas tij, në këtë proces janë të ndërlidhur edhe palë të tjera siç është Banka Botërore.
Ai ka bërë të ditur se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime, ekziston një pëlqim mes palëve por, sipas tij, akoma nuk janë përfunduar tërësisht.
“Mund të them se lëvizjet janë pozitive, por proceset nuk janë të lehta sepse procesi nuk ndërlidhet vetëm me ‘Contur Global’-in, vetëm me firmën që do ta ndërtojë këtë dhe do të jetë praktikisht menaxhere e pronare e firmës, kjo ndërlidhet edhe me Bankën Botërore. Ne tani po zhvillojmë bisedime, edhe javën e kaluar në Uashington me dy ministrat janë zhvilluar bisedime. Ekziston një pëlqim, por akoma nuk janë përfunduar tërësisht”, ka thënë ai.
Mustafa nuk e ka bërë të ditur se kur pritet të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me kompaninë “Contrul Global”, por që ai shprehet i bindur se projekti do të shkojë përpara. /Zëri
.