05,12,2024

Situata e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile në Ferizaj

Must Read

Këtë të hënë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më koordinatorin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Albion Sherifi, kanë mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti.

Hapjen e kësaj mbledhje e ka bërë Nënkryetari Lulzim Aliu, i cili të pranishmit i ka njoftuar për aktivitetet që po bën komuna jonë, si dhe ka kërkuar edhe propozimet e aktiviteteve të vitit 2023 nga anëtarët e KKSB-së.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj Imer Kaqara, ka thënë se situata e sigurisë në Ferizaj vazhdon të mbetet e qetë, mirëpo shqetësuese sipas tij, mbeten fakti që është shtuar dukshëm numri i aksidenteve në trafik, duke përmendur edhe aksidentin në fshatin Koshare ku humbën jetën katër të rijnë.

Sipas tij, policia po vazhdon të merret me këto raste ku është shtuar dukshëm edhe numri i gjobave në trafik, ndërkaq ka potencuar faktin, është shtuar edhe numri i vjedhjeve në qytetin e Ferizajt.

Në këtë mbledhje është diskutuara edhe për sigurinë në shkollat e Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img