Lajme

Sipas Nexhmdin Spahiut, nëse Atifete Jahjaga krijon parti të re, këto do të jenë rezultatet e saj!

By FerizajPress

April 02, 2016

Krijimi i një partie politike nga presidentja në largim Atifete Jahjaga, nuk po besohet nga njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu.

Lidhur me raportimin e mediave se Jahjaga do të dal me një parti politike para datës së zgjedhjeve, ka komentuar analisti Spahiu, në një prononcim për “Gazeta Blic”

Spahiu, duke e krahasuar mandatin qeverisës së Bujar Bukoshit si Kryeministër i vendit me mandatin Jahjagës si presidente e vendit, cilëson se gjasat për të fituar partia e presidentës në largim janë minimale, raporton gazetablic.com

” Bujar Bukoshi duke qenë 10 vite kryeminister ka fituar 0.03% kjo me 5 vite president 0.01%”, ka thënë shkurt, Spahiu.

Vlenë të kujtojmë se në një prej deklarimeve të fundit, Jahjaga ka thënë se së shpejti do të bëjë publike planet për të ardhmen e saj.

(Gazeta Blic)