11,09,2025

Sindikata thotë se Komisioni për Buxhet po i bën presion RTK-së

Must Read
RTK

Reagimi i plotë i Sindikatës:

SINDIKATA E PUNËTORËVE E RTK-së

Kryesia e SPERTK-së

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është e shqetësuar me neglizhencën që po i bën RTK-së Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës. SPERTK këtë veprim të Komisionit e quan presion të drejtpërdrejtë në punën e Transmetuesit Publik – RTK.

Kuvendi i Kosovës përveç që dështoi të sigurojë buxhet të mjaftueshëm për RTK-në, ai nuk arriti ta gjejë formën e përhershme të pavarur të financimit të RTK-së. Kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së, tash e 17 vjet nuk po arrin ta gjejë pronën për RTK-në dhe ndërtimin e objektit të ri si dhe as nuk po e ndihmon RTK-në, të përfundojë digjitalizimin, proces ky jetik për të ardhmen e RTK-së.

SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që menjëherë t’i ndahet buxheti RTK-së për tremujorin e këtij viti si dhe ta sigurojë pronën për RTK-në. SPERTK ia rikujton Kuvendit të Kosovës se në gjysmën e objektit të RTK-së, me rënien e temperaturave, bëhet jofunksional duke filluar nga ngrirja e ujit e shumë gjërave të tjera. Problemi nuk përfundon këtu. Edhe gjatë verës kur ka shira të rrëmbyeshme, i vërshon kanalet e RTK-2 dhe RTK-3, për shkak se këto hapësira ku punojnë kolegët tanë, më së paku janë të përshtatshme për TV.

SPERTK çdo vonesë të Komisionit për Buxhet e Financa për mos ndarjen e mjeteve për tremujorin e parë të RTK-së e konsideron ndërhyrje direkte në pavarësinë editoriale të RTK-së si dhe në destabilizim të RTK-së, e deri te bojkotimi i punës dhe thirrja për protesta.

 

Sinqerisht,

Kryesia e SPERTK-së

Prishtinë ,25.01.2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img