24,11,2024

Sindikata e KEK’ut paralajmëron krizë të energjisë elektrike

Must Read

Sindikata e Re e KEK-ut përmes një komunikate për media bën të ditur se është një mungesë e madhe e punëtorëve në KEK.

Kjo Sindikatë gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës e vlerëson si shumë të rëndë dhe shqetësuese për arsye se ka mungesë të punëtorëve në të tri divizionet edhe përkundër papunësisë së madhe në vend.

“Një numër i konsiderueshëm i punëmarrësve të KEK-ut kanë shkuar në pension (vetëm gjatë periudhës së vitit 2018-2019 do të pensionohen 387 punëmarrës) dhe një kohë të gjatë nuk kanë pranuar punëtorë të rinj për zëvendësimin e tyre. Sot puna normale në këtë gjigant ekonomik të Kosovës është vështirësuar dukshëm, ku kemi raste që një punëmarrës i mban dy vende të punës, angazhim i punëmarrësve jashtë orarit të punës edhe ditëve të vikendit, një numër i pajisjeve ndihmëse kanë mbetur pa manipulues dhe me këtë kemi vështirësi të mëdha në realizimin e planeve operative”, thotë Rafet Osmani, kryetar i SRKEK-ut.

Më tutje në komunikatë thuhet se vetëm në Divizionin e Prodhimit të qymyrit edhe përkundër reduktimit maksimal të vendeve të punës, në skemën e re organizative të vitit 2016 janë paraparë 3249 vende pune. Sot në DPQ janë të plotësuara vetëm 2700 vende pune – pra janë të pa plotësuara 549 vende pune.

“Në Divizionin e Kosovës ‘B’ sipas skemës së re organizative 2016 janë paraparë 630 vende pune. Sot në këtë Divizion janë të plotësuara përafërsisht 530 vende pune – pra janë të pa plotësuara 100 vende pune. Në Divizionin e Kosovës ‘A’ sipas skemës së re organizative 2016 janë parapa rreth 930 vende pune. Sot në këtë Divizion janë të plotësuara rreth 730 vende pune – pra janë të pa plotësuara 200 vende”, thotë Osmani.
Sipas këtyre shënimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës janë të paplotësuara mbi 800 vende pune, thuhet në komunikatë.

“Ne duam ta dimë se a është shqetësuese kjo gjendje në KEK për BD të KEK-ut, MZHE dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për këtë gjigant ekonomik të vendit apo heshturazi po shkojnë drejt privatizimit edhe kësaj pasurie të vlefshme që ka Kosova. Pra, në të ardhmen e afërt nëse nuk plotësohen këto vende të lira në KEK me punëtorë të rinj do të vjenë deri te ndërpreja e gjenerimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit. Mirëpo, ne ju bëjmë me dije se nëse nuk së shpejti hapje të konkurseve për pranimin e punëtorëve të rinj neve na imponohet edhe të organizojmë protesta dhe greva për realizimin e kësaj kërkese”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img