17,11,2024

Simiq, Mustafës: Emëroje ministrin e MAPL’së, ose e mbështesim rrëzimin e Qeverisë

Must Read

Kështu ka bërë me dije në një prononcim për Gazetën Express, të mërkurën, kreu i Listës Srpska, Sllavko Simiq. 

Ai ka thënë se subjekti i tij politik i ka dërguar letër kryeministrit Mustafa, që ta emërojë ministrin e MAPL’së.

E, nëse kërkesa e Listës Sprska nuk miratohet nga Qeveria e Kosovës deri të premten, atëherë kjo parti do ta shqyrtojë mundësinë e votimit të mocionit të iniciuar nga NISMA për Kosovën për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

“…Nëse vazhdon Qeveria të injorojë kërkesën e dhjetë deputetëve për emërimin e Ministrit të Ri të Pushtetit Lokal atëherë do ta shqyrtojmë edhe kërkesën e NISMA’s për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Simiq për Gazetën Express.

Tutje, ai është shprehur se Lista Sprska nuk është njoftuar ende me mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. 

Ai u shpreh se Qeveria gjendet në një situatë të vështirë pas inicimit të mocionit nga opozita kosovare.

“Nuk jemi njoftuar në detaje për mocionin, por në parim nuk jemi për shkarkim të Qeverisë dhe për humbje kohe për shpallje të zgjedhjeve të reja. Nuk do të kishim dashur që të injorohet kërkesa jonë, presim deri të premten, kryeministri të na thërrasë për ta zgjedhur çështjen e zgjedhjes së ministrit të Pushtetit lokal”, ka thënë Simiq për Gazetën Express.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, kontaktuar nga Express, zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se zyrtarët e Listës Srpska duhet që të takohen me kryeministrin Mustafa që të bisedojnë rreth kësaj çështjeje.

“Ata nuk kanë nevojë me dërgu kërkesë…përfaqësuesit e tyre takohen me Kryeministrin dhe e parashtrojnë kërkesën”, ka thënë shkurt Gecaj për Express.

Në dhjetor të vitit të kaluar, nga pozita e ministres së MAPL’së, Mirijana Jevtiq kishte dhënë dorëheqje.

Në anën tjetër, opozita kosovare, e kryesuar nga NISMA për Kosovën, tashmë ka nisur një mocion për shkarkimin e Qeverisë Mustafa. /G.H/GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img