12,08,2025

Simiq kërkon nga ministrat serbë që ta braktisin Qeverinë

Must Read
Simiq

Simiq, pas një takimi të deputetëve të Listës Serbe, ku ata vendosën për të ngrirë pjesëmarrjen e mëtejshme në punën e Kuvendit pas miratimit të Ligjit për Trepçën, tha se shpreson se ky vendim do të gjejë mbështetje nga të gjithë anëtarët serbë në Qeverinë e Kosovës.

“Unë pres më shumë nga përfaqësuesit politikë serbë se do të vihen në mbështetje të grupit parlamentar të Listës Serbe dhe në mënyrë unike të vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur interesat kombëtare serbe dhe asetet serbe në Kosovë”, pohoi Simiq para gazetarëve, njofton klan kosova.

Simiq deklaroi se bojkoti i Kuvendi të Kosovës është vetëm “hapi i parë i luftës së tyre politike dhe ligjore për të mbrojtur pronën serbe në Kosovë”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Prezantohet kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës, Enver Haliti

Sot në Ferizaj, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar të Komunës, Enver Haliti, për zgjedhjet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img