Ferizaj.26.2018. Qendra e gjuhëve të huaja “Sidi” në Ferizaj dhe nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” nën udhëheqjen e mësimdhënëses Hysnije Mustafa dhe ambasadores së Rinisë së Kosovës Vanesa Sadriu është organizuar “Tryeza Bamirësisë” për të sëmurët nga kanceri.
Organizatoret e këtij aksioni të bamirësisë thonë se këtë aktivitet e kanë organizuar në kuadër të fushatës muajit të sensibilizimit për sëmundjen e kancerit të gjirit e cila po mbahet në Ferizaj.
Këtë aktivitet po e përkraahin shumë qytetarë të cilët po blejnë artikuj të përgatitur nga këta nxënës por kishte edhe shumë raste kur ata vetëm dhuronin mjete për të ndihmuar të rrezikuarit nga kanceri.
Bëhet e ditur se mjetet të cilat do të grumbullohen do ti dedikohen ferizajases B.XH e cila vuan nga kanceri.
Për këtë edhe njëra nga organizatoret, Fatbardha Asllani ka falënderuar edhe nënat të cilat kanë përkrahur këtë aktivitet dhe kanë përgatitur ushqime të cilat ishin pjesë e ndihmës së shumë grave që po vuajn nga sëmundja e kancerit.
“Unë po shpresoj shumë që kjo “Tryezë e Bamirësisë” do të grumbulloj një shumë të konsideruar të mjeteve që sado pak të kontribuoj për këtë qëllim human”, tha Bardha Asllani
Ndërsa Hysnije Mustafa, mësimdhënëse në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” thotë se kjo trditë e kësaj tryeze po vazhdo prej rreth 7 vitesh, e ku janë grumbulluar rroba, mjete financiare si dhe ushqime për familjet në nevojë.
“Falëndrerojë qytetart të cilët gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar të tjrët, prandoj kjo tregon se këto aktivitete duhet të vazhdojnë në ndihmë të artyre që kanë nevojë” tha Hysnije Mustafa.
Tryeza e shtruar në sheshin e qytetit vazhdimisht vizitohej nga qytetarë të cilët blenin qartikuj ushqimor por edhe dhuronin mjete edhe pa marrë asgjë vetëm që fondi të jetë sa më i madh.