28,12,2024

Sibel Halimi, për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit: Në këtë rrugëtim do të jemi bashkë, gjithmonë në ruajtjen e shëndetit të grave

Must Read

Kandidatja për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi është shprehur “Në këtë rrugëtim do të jemi bashkë, gjithmonë në ruajtjen e shëndetit të grave”

Halimi po realizon një fushatë shembull, përveq takimeve me qytetarë ajo po trajton tema tejet të rëndësishme siç janë kanceri i gjirit, shëndeti mendor, personat me aftësi të kufizuara e shumë çështje që ndikojnë direkt tek qytetarët.

Postimi i plotë i Sibel Halimit:

“Muaji tetor në të gjithë botën shënohet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Së bashku me Hyrmeten e cila falë ekzaminimit të hershëm e fitojë luftën me kancerin e gjirit. Prandaj, duke e vlerësuar rëndësinë e parandalimit të hershëm, me Hyrmeten diskutuam gjerë e gjatë se si së bashku mund të bëjmë shumë për të shpëtuar jetë.

Në programin tim qeverisës, kjo çështje do të jetë prioritet duke krijuar ekipe mobile, të cilat do të jenë në dispozicion të grave që jetojnë në zona rurale. Kjo do të ndikojë që gratë të kenë qasje në të gjitha shërbimet shëndetësore duke i përfshirë edhe kontrollet për kancerin e gjirit.

Në këtë rrugëtim do të jemi bashkë, gjithmonë në ruajtjen e shëndetit të grave!”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img