Kandidatja për kryetare të komunës së Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se komuna e Ferizajt ka nevojë për një frymë të re të politik bërjes.
“Për dy dekada jam marr me çështjen e problemeve që lidhen në përgjithësi me shoqërinë kosovare, por në veçanti për atë të Ferizajt, dhe mendoj se shoqëria Ferizajasve, veçanërisht komuna e Ferizajt ka nevojë për një frymë të re, për një qasje tjetër të politik bërjes, sepse ajo që është e rëndësishme se qytetarëve i duhet një perspektivë, dhe një qasje tjetër në mënyrë të re të trasimit të mënyrës se si ballafaqohen problemet e tyre”
“Deri më tani shumë pak qeveria aktuale është marr me çështjen e problemit të qytetarëve në thellësi, kështu që një prej motiveve kryesore ka qenë, jam lind, dhe jam rritë në qytetin e Ferizajt, dhe duhet patjetër që t’ia kthej borxhin me një qeverisje të mirë”, tha Halimi në Prime Time./PORTALI.info/