26,12,2024

Sibel Halimi: Gratë kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë prioriteti im

Must Read

Kandidatja për kryetare të LDK-së, Sibel Halimi, prezentoi programin e saj qeverisës para grave.

Në takimin e Halimit morrën pjesë edhe Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, Kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi dhe deputetja Besa Gaxherri.

Halimi tha se gratë kanë qenë, janë dhe do të mbeten prioriteti im. Mbështetja përmes subvencioneve për bizneset që udhëhiqen nga gratë, bursat për studim dhe lirimi i pagesës për transport janë disa nga projektet që do t’i realizojë Sibel Halimi.

Postimi i saj në rrjete sociale:

Në komunë do të hyjmë me konceptin e barazisë ❤️

Nën një atmosferë dhe pritje të jashtëzakonshme bashkë me kandidatet për Kuvendin Komunal, Nënkryetaren e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, Kryetaren e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi dhe deputeten Besa Gaxherri shpalosa programin qeverisës.

Takimi i sotëm sa ishte frymëzues ishte edhe emocionues. Gratë kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë prioriteti im.

Praktikat e kaluara në Komunën e Ferizajt kanë pasqyruar një mungesë të thellë të përfshirjes gjinore.

Ne kemi përgatitur strategji të veçantë për fuqizimin ekonomik dhe punësimin e grave. Bizneset që udhëhiqen nga gratë do ta kenë mbështetjen e plotë të komunës e prioritet në subvencione do të kenë bizneset që punësojnë gra.

Bursa për nxënëset, praktika në sektorin publik e privat dhe transporti pa pagesë do të jenë shtytje që vajzat të mos e braktisin shkollimin. Financimi i strehimoreve, angazhimi i psikologëve e punëtorëve social në institucionet arsimore e qendrat sociale do të jetë masë urgjente që do ta ndërmarrim në parandalimin e dhunës në familje.

Ferizajemeriton”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img