Ferizaj

Si u zbulua skandali seksual me të miturën në Komunën e Ferizajt

By FerizajPress

February 08, 2018

Ferizaj.08.02.2018. Për rreth 3 orë ka qëndruar i mbyllur brenda zyrës, me një të mitur, shefi i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt Rexhep Bajrami. Pesë punonjës tjerë të komunës po pretendojnë se Bajrami kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren E.B., po ashtu e komuniteteve pakicë, pasi kanë dëgjuar klithma. Zyrtari komunal është suspenduar nga puna pak orë pasi ka shpërthyer skandali, derisa rasti po trajtohet edhe nga Prokuroria dhe Policia. Express merr vesh se ndaj Rexhep Bajramit ekziston edhe një aktakuzë për “marrëdhënie seksuale nën moshën 16 vjeçare”, ku viktima ishte po e njëjta e mitur