Loredana Zefi është një nga nënat më të reja VIP në skenën e muzikës shqiptare.
Këngëtarja e muzikës rap e cila jeton në Zvicër, vetëm kohë më parë u bë nënë për herë të parë në jetën e saj. Ajo i dha jetë një vajze të cilën e emëroi Hana.
E, shumica e fotografive të fundit të Loredanës në rrjete sociale janë të lidhura me Hanën, foshnjën e saj të porsalindur.
Por çka vërehet më së shumti, është stili interesant i veshjes së bebes së vogël. Loredana po ia imponon asaj stilin e saj.
Në dy fotografitë e fundit që këngëtarja ka postuar në rrjete sociale, vërehen ngjashmëritë në stilin e të veshurit mes Loredanës dhe bijës së saj.
Ndryshe, Hana është fëmija i parë i Loredanës me të dashurin, këngëtarin nga Ferizaj, Mozzik.