27,12,2024

Si në kohën e Rankoviçit po rrahën shqiptarët nga policia serbe

Must Read

 

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, profesor Faton Kurti ka reaguar ashpër pas rrahjës së dy shqiptarëve në Novi Sad vetëm pse ata kanë folur shqip.

Kurti përmes një postimi në facebook, thotë se njëjtë ka ndodhur edhe në kohën e Rankoviçit kur gjuha shqiper konsiderohej e paligjshme.

Ai kërkon nga shteti serb të arrestohen autorët e kësaj ngjarje dhe të dënohen, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se Vuçiq dhe Daçiq janë politikanë populistë radikal dhe të korruptuar.

Lexojeni shkrimin e plotë:

NË SERBINË E VUÇIÇIT DHE DAÇIÇIT ENDE LINÇOHEN SHQIPTARËT VETEM PSE JANË SHQIPTARË DHE FLASIN SHQIP!

DY TË RINJ SHQIPTARË U RRAHËN BARBARISHT NGA SERBËT NË NOVI SAD VETËM PSE FLISNIN SHQIP – KJO ËSHTË SERBIA E VUÇIÇIT DHE DAÇIÇIT E CILA TENTON TË HYJË NË EU!

Kjo rrahje dhe ky sulm barbar na kujtoi kohën e Rankoviçit ku gjuha shqipe konsiderohej e paligjshme dhe të jesh shqiptar një sakrilegj ndaj mendjeve të sëmura shoviniste.

Kjo gjë përsëritet në vitin 2018 bash në kohën kur Serbia trumbeton qasjen e vet europiane kur realiteti flet krejt ndryshe dhe klima mbizotëruese është ajo e kalbësisë së urrejtjes shoviniste në shpërhapje.

Republikanët e Kosovës e dënojnë me ashpërsinë më të madhe rrahjen e dy të rinjve Shqiptarë të pafajshëm. I bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë që ti zbulojë sulmuesit dhe ti dënojë ata, përveçse tu ofrojë asistencën më të specializuar shëndetsore. Të mos luajë me metodën e Millosheviçit ndaj Kosovës, sepse kjo do e dërgojë Serbinë larg BE-së dhe paqes në Rajon.

Vuçiç dhe Daçiç janë politikanë “Populistë Radikalë” dhe jashtëzakonisht të korruptuar, të cilët janë duke e fundosur vetë Serbinë. Këta për të larguar vëmendjen nga vetja dhe nga të gjitha ato afera korruptive që bëjnë, krijojnë kriza artificiale me moton, “our brand is crisis ” – (marka jonë janë krizat) dhe nuk e kanë fare problem të çojnë të tërë Ballkanin prapë në prag lufte.

Nuk duhet harruar se serbët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës gëzojnë të drejta të barabarta dhe bashkëqeverisin Kosovën dhe presim që edhe shqiptarëve në Serbi tu njihet e drejta të jenë shqiptarë me të gjitha të drejtat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img