19,11,2024

Si diagnostifikohet dhe trajtohet Sindromi i ovarit policistik

Must Read

Këshilla e mjekut:
Dr. Fatbardh Ramadani: internist-endokirnolog

Definicioni: PCOS-Sindromi i ovarit policistik është një forme e zakonshme e anovulimit kronik tek femrat, e përcjellur me sasi të shtuar prodhuese të androgjenëve (hormoneve mashkullore) dhe e cila paraqitet në 5 deri 10% te femrave riprodhuese. Diagnoza e saj vendoset duke përjashtuar shkaqet e tjera të anovulimit kronik, përderisa ka prodhimit të shtuar të hormoneve mashkullore, e të cilat janë të shumta, por ndër më të shpeshtat hiperplazioni jo klasik i gj-mbiveshkore, tumoret që prodhojnë hormone mashkullore-androgjenet, hiperprolaktinemia-prodhimi i tepërt i prolaktinës në gjak.
Sindroma e ovarit policistik gjatë jetës riprodhuese femërore, përcillet me sëmundje të tepërt riprodhuese në të cilat përfshihen: infertilitetin, hemorragjinë e çrregullt, uterine, shtimë të ndërprerjeve të shtatzënive.

Sindromi i ovarit policistik i ka këto karakteristika:

– Incidenca mbi 10% tek femrat në moshën e re,
– Incidenca nën 10% tek femrat me perimenopauze,
– Ne 80-90% e pacientëve ndërlidhet me: anovulacion, oligomenore (çrregullim i menstruacioneve),akne dhe pilozitet(qime) i tipit mashkullor në pjesë te caktuara të trupit dhe fytyrë vlerësim që arrihet sipas shkalles “Feriman-Gallëey”(gjetja normale deri në 8 pikë),
– Ne 30 % te femrave paraqiten; amenorrea (mungesa menstruacioneve), çrregullim i metabolizmit të glikemisë(Glikemi të larta),
– Incidence e lartë e infertilitetit dhe aborteve spontane,
– Incidence e lartë e ndryshimeve patologjike te barra,
– Obesitet-mbipesha

Shkaku i PCOS
-Nuk ka ndonjë faktor kyç që shkakton sëmundjen, por ekziston një predispozicion gjenetik. Kjo endokrinopati paraqitet më tepër tek fëmijët e nënave me mbipeshe, fëmijët me mbipeshe, fëmijët qe kane lindur me peshë të ulët, funksionet e rritura të parakohshme të gj.mbiveshkore (piloziteti publik në moshën nën 8 vjeçare).

Gjatë PCOS ndodhin këto çrregullime:
– Neuroendokrine- truri dhe hipofiza:
1. Dislbalanc i sekrecionit të hormoneve të hipofizës që kontrollojnë funksionin e vezoreve (Hormoni folikulostimulues i ulët, ndërsa hormoni luteinizues i lartë),
2. Disfunksioni i vezoreve: Ngecja në pjekjen e folikulave në vezore, ngecja e ovulacionit, prodhimi abnormal i hormoneve steroide mashkullore-androgjene (Testosteroni dhe Androstenedioni),hormoni “an timyller i rritur”.
3.Rezistenca insulinike: Ndjeshmëria e receptorëve periferik për insulinën zvogëlohet me paraqitjen e një hiperinsulinizmi (insulin e tepërt në plazme) dhe për pasoje më vone edhe ngritja e niveleve të sheqerit në gjak. Pasojë mund te jenë çrregullimi i yndyrave në gjak, por edhe riski i lartë për sëmundje kardiovaskulare. Karakteristike është paraqitja e akantosis nigrans.

Si diagnostikohet PCOS

Kriteret Roterdam – 2003
1.Oligoovulim ose anovulim (Amenorrea-mungesa e menstruacioneve, ose gjakderdhje jo e rregullt nga mitra)
2.Shenjat biokimike dhe klinike të Hiperandogjenizmit – Aknet, Hirzutizëm dhe Testosteroni total i larte në plazmë.
3.Vezoret policistike në ultratingulin e vezoreve.

Diagnostikimit te PCOS i shtohen edhe analizat laboratorike hormonale të tjera si:
-Analiza e hormoneve: Hormonit luteinizues, folikulostimulues, androgjeneve, DHEA-S, TSH, Prolaktina, Kortizoli.

Testet dinamike hormonale.
Testi i ngarkesës në glukozë.
Përcaktimi i BMI.

Diagnoza diferenciale
Para se të vendosim diagnozen e PCOS duhet patjetër të diferencojmë nga kjo sëmundje, disa sëmundje të tjera si: Hirsutizmin idiopatik, Hiperprolaktinemin (rritja e prolaktines në plazme), Hipotireozën (funksioni i zvogëluar i gjëndrës tiroide),tumoret e ovareve, tumoret e gj.mbiveshkore, sindroma kushing, rezistenca ndaj kortikoideve, shkaqet tjera të mbiprodhimit të androgjenëve.

Trajtimi

Masat e përgjithshme: Ulja e peshës trupore ka një rëndësi të veçante, sepse mundëson në një % te caktuar normalizimin e menstruacioneve, por edhe të ovulacionit. Ulja e peshës trupore ndihmon edhe në uljen e përqendrimit të androgjeneve në gjak.
Tek adoleshentet dhe femrat e reja që nuk kanë interes shtatzëninë, por që interes i tyre është të trajtojnë shenjat e hiperandrogjenizmit ( aknet dhe hirsutizmin ) atëherë përdorim kontraceptiv hormonal antiandrogjenik në doza te vogla.
Përdorën gjithashtu edhe gestagenet antiandrogenet, biguanidet-metformina)
Për femrat që kanë interes shtatzëninë duhet të përdoren;
-Rënia në peshe
-Stimulimi i ovulimit me: Klomifen citrate, dhe me frenuesit e aromatizës-Letrozol.
-Gonadotropinat, kortikoidet dhe metformina.

Femrat që vuajnë nga ky çrregullim duhet të mbajnë kontrolla të rregullta te Endokrinologu dhe Gjinekologu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img