15,11,2024

Shukri Hoxha, Mësuesi i devotshëm dhe veprimtari i njohur i Ferizajt

Must Read

Mësuesi i devotshëm dhe veprimtari i njohur i Ferizajt Shukri Hoxha ka qenë një nga personalitetet qendror në zhvillimin e arsimit dhe të kulturës së Ferizajt.
Deri me 1969 Ferizaj e njeh si mësues të devotshëm, sidomos në gjuhë shqipe ku punoi kohë të gjatë nëpër fshatra dhe në Shkollën fillore të qytetit “Tefik Çanga”. Kisha fatin ta kisha kujdestar klase për katër vite. Vitet të cilat kanë lënë gjurmë të thella në jetën time e sidomos Mësuesi kujdestar Shukri Hoxha që ishte gjithmonë në krahun e të përvuajturve dhe të fëmijëve të të persekutuarve.
Në Ferizaj që nga viti 1969, deri me 1999, emri i Shukri Hoxhës ka qenë gjithmonë i lakuar në çdo aktivitet kulturor, sidomos rreth teatrit dhe muzikës.
Mendoj se për veprimtarinë e gjerë të tij duhet të shkruhet një monografi që gjeneratat e Ferizajt ta kenë një pasqyrë të një pjese rreth 40 vjeçare të zhvillimit të kulturës së Ferizajt që herë si aktor i drejtpërdrejtë, herë nga pozita të tjera të kulturës që i dha mundësinë pashmangshëm të ishte i lidhur me Kulturën e Ferizajt.
Nuk dua të veçoj bëmat e Shukri Hoxhës se janë shumë dhe tani nuk është momenti. Shpreoj një herë tjetër sikur thashë më lart se ai meriton t´i shkruhet një monografi.
Sot e kam fjalën për një monografi “Rrjedha të artit skenik, Ferizaj (1941 -2000) që qenka botuar vite më 2012 me autorësi të Shukri Hoxhës i cili ndërroi jetë më 24 qershor 2003.
Kjo monografi nuk ka disa gabime, por se dy janë të pakapërcyeshme.
Gabimi i parë është se titulli shumë pak përkon me temat e trajtuara apo thënë shkurt vetëm 50 % të temave mund të mbulojë ky titull. Gabimi më i madhi apo lëshim teknik, nuk di si ta emërtoj është “Historiku” i Shoqërisë kulturore dhe artistike “Mustafa Bakia”, që sipas autorit del të jetë themeluar më 1941 në Ferizaj si shoqëria e parë e tillë.
Më poshtë mund të lexoni veprimtari nga ansambli “Kastriotët” por që i dedikohen SHKA “Mustafa bakia” e cila kishte kohë që kishte pushuar së vepruari.
Për së gjalli të mësuesit të devotshëm, Shukri Hoxha, nuk besoj se do të kishin dalë këto gabime.
Shpreoj që të korrigjohen këto gabime të pakapërcyeshme dhe të mbetet një monografi modeste dhe shumë e nevojshme për kulturën e Ferizajt./ Ragip Kçiku

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img