07,05,2024

Shtyhet testi i maturës., Pjesa e parë më 14 dhe e dytë 24 qershor (Dokument)

Must Read

Pjesa e parë e testit të maturës sivjet do të mbahet më 14 qershor, ndërsa pjesa e dytë më 24 qershor.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, tha se ndryshimi i këtyre datave është bërë për shkak të shtyerjes së procesit mësimor për një javë gjatë stinës së dimrit.

“Viti shkollor është shtyrë për shkak se në fillim të semestrit të dytë është shtyrë procesi mësimor për shkak të temperaturave të ulëta që kanë qenë dhe tani është shtyrë për një javë. Ministria na ka sjell një vendim ku ka qenë më 10 qershor pjesa e parë e testit të maturës dhe pjesa e dytë më 24, por dje na ka sjell një vendim që është bartur testi i maturës, pjesa e parë që është më 14 qershor dhe pjesa e dytë më 24 qershor, kështu që maturantët kanë mundësi të përgatiten”,tha Halili.

Drejtori Halili, theksoi se ka kërkuar nga udhëheqësit e shkollave të mesme të Ferizajt që të organizojnë orë shtesë për maturantët në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për testin e maturës.

“Jemi mobilizuar të gjithë drejtoritë dhe unë kam kërkuar nga të gjithë drejtorët që të mbahet orarë shtesë për këta nxënës në mënyrë që të kenë suksese sa më të larta dhe po mundohemi që sado pak t’u ofrojmë nxënësve punë dhe mësim shtesë që të kenë suksese më të larta”,theksoi ai.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, njoftuan se janë mbi 2 mijë maturantë ferizajas të cilët sivjet do ta përfundojnë shkollimin e mesëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img