08,11,2025

Shtyhet seanca e deputetëve për lotsjellësin

Must Read

Seanca e gjykimit të katër deputetëve të VV-së për hedhje të lotsjellësit në Kuvend është shtyrë për mungesë të dy prej tyre.

Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk ishin të pranishëm në seancën e gjykimit ku bashkë me Donika Kadaj-Bujupin e Faton Topallin akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Gjyqtari Beqir Kalludra bëri të ditur se gjykata është njoftuar se deputetët Kurti e Haxhiu nuk do të jenë të pranishëm në seancë.

Kalludra më pas e shtyu seancën për datën 20 shkurt të vitit të ardhshëm.

Katër deputetët akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img