04,12,2024

Shtime, përkujtohen dëshmorët që ranë heroikisht duke bartur armatim

Must Read

Në 18-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të komunës së Shtimes: Ramadan Elshani, Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Xheladin Xheladini, Arben Hyseni, Hafir Bajrami, Afrim Musliutë dhe Selim Selimi, sot më 14 dhjetor, në Polac, u vendosën lule dhe kurora nga strukturat udhëheqëse të komunës, në krye me nënkryetarin Fatmir Rashiti.

Në homazhe dhe vendosje të kurorave dhe luleve morën pjesë familjarët e dëshmorëve, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.
Dëshmorët e rënë të komunës, më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe derisa po bartnin armatim nga Shqipëria.
Më 21 dhjetor të vitit 1998, trupat e 35 dëshmorëve, bashkë me komandantin Mujë Krasniqi, bashkëluftëtarët i varrosin në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake, ku edhe tani pushojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img