21,12,2025

Shtime: Gjimnazi “Naim Frashëri” themelon klubin e Astronomisë

Must Read

Shtime 11 Maj 2016. Gjimnazi “Naim Frashëri” bëri themelimin e klubit të parë në këtë shkollë,“Astronomët e Gjimnazit Shtime”, duke hapur rrugën kështu edhe formimit të klubeve tjera.
Klubi u formua nga  nxënësit  në bashkëpunim me drejtorin e shkollës Rexhep Hasani dhe profesoreshën e Astronomisë Albulena Hajrizi.
Ky klub do të funksionoi në kuadër të shkollës, ku të gjithë nxënësit që janë pjesë e këtij Gjimnazi mundë të jenë pjesë e tij.

“Si çdo klub që ka për qëllim shpërndarjen e Astronomisë në Kosovë edhe klubi i formuar ka për qëllim njohurin për planetët që na rrethojnë.Emri i klubit është “Astronomët e Gjimnazit Shtime” . Ky klub ka për synim që çdo nxënës të ketë bazën e orientimit të tij. Ne do të punojmë në të mirën e shkollës dhe në ngritjen e njohurive të nxënësve për shkencën e sidomos për astronomi” tha Lirim Hysenaj themelues i klubit.

Ky klub pret përkrahjen nga Drejtoria e Arsimit në Shtime dhe nga Qendra Rinore Lokale në Shtime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img