Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, ndënse vitin e kaluar kishte paralajmëruar një projekt, për të cilin po punonte në studion e këngëtarit Blero.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, të cilat janë dritarja e vetme ku fansat kanë mundësi ta ndjekin për momentin, përmes imazheve që publikon.
Përndryshe, tash e një kohë ajo po jeton në SHBA, së bashku me të dashurin e saj, hokeistin Jakub Kindl.
Ajo ka një jetë shumë të lumtur, teksa disa prej çasteve të këndshme Dreshaj nuk heziton që t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku ka shfaqur një prej ambienteve të shtëpisë së saj luksoze, në të cilën jeton.
Afërdita ka prezantuar dhomën e ndenjës, e cila në fakt duket të jetë rregulluar me shumë shije nga ajo dhe i dashuri i saj, të cilët janë bërë të njohur tashmë për jetën luksoze që bëjnë së bashku.