26,11,2024

Shqyrtohen mundësitë e punësimit të PAK

Must Read

Komiteti për personat me aftësi të kufizuar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, mbajti sot një takim me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar, përfaqësues të bizneseve, të organizatave joqeveritare, administratës tatimore dhe me zyrtarë të Komunës, për të parë mundësitë e lobimit tek institucionet shtetërore dhe tek bizneset, për punësimin e hendikepatëve, së paku në përuthje me normat ligjore.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, tha se pushteti lokal po bën përpjekje për një infrastrukturë ligjore dhe infrastrukturë fizike, që u mundëson personave me aftësi të kufizuara qasje në institucione publike dhe realizimin e të drejtave të tyre.

16996226_1445370485497770_1574719525480632116_n

Mirëpo, përfaqësues të organizatave që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, Xhemile Murseli nga Handikos dhe Fazile Bungu nga Hendifer, thanë se nuk janë të kënaqura me angazhimin e institucioneve shtetërore rreth punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Ato u ankuan se numri i hendikepatëve të punësuar në institucione publike nuk është simbolik.

Pjesëmarrës të këtij tubimi theksuan nevojën e një plani të veprimit, hartimin e një databaze me shënimet e të gjithë personave me aftësi të kufizuara, formimin e listave me personat e aftë për punë, duke theksuar aftësitë, shkollimin dhe përvojën e punës, si dhe aftësimin e mëtejshëm profesional të tyre. Ndërsa drejtori i ATK-së në Ferizaj Avdi Jakupi, e theksoi lirimin e personave me aftësi të kufizuar nga tatimi në paga, nevojën që institucionet shtetërore ta mbështesin më tej këtë kategori dhe nevojën e aftësimit të hendikepatëve për tregun e punës.

Me propozimin e Nexhat Hasanit nga komuniteti i biznesit dhe ai i prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, u formua një komision, i cili do të loboj tek bizneset, për të përfshirë në punësim numër sa më të madh të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij komuniteti në të gjitha aspektet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img