27,11,2025

Shqiptari që ngriti platacion marihuan në banesen e tij

Must Read

5

Një shtetas shqiptar kishte krijuar në shtëpi një plantacion për kultivimin e marihuanës. Ai jetonte së bashku me një tjetër, por shoku nuk e dinte se në banesë kishte një serë me lëndë narkotike.

Sipas policisë italiane, shqiptari e kishte fshehur derën e serës prapa një pasqyre.

Ndërkohë, mediet vendase shkruajnë se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili punonte si hidraulik.

Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e shqiptarit, policia gjeti dhomën e veçantë që fshihej prapa pasqyrës.

Ai kishte mbjellë gjashtëdhjetë bimë kanabis, të të gjitha madhësive, deri në një metër e gjysmë. Ndërkohë, 25-vjeçari përfundoi në burg me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

43-4921

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img