Gjesti human i një shqiptari që jeton në Australi ka bërë bujë në mediat e vendit.
Një grua aksidentalisht ka harruar çantën e saj me 6250 dollarë në një tren.
Mësohet se gruaja pensioniste nga Sydney, En Huynh, kishte tërhequr më shumë se 6 mijë dollarë nga kursimet e saj
Në një moment konfuzioni, ajo la çantën e parave në tren.
Ajo kishte kursyer pensionin e saj për një vit për të paguar gurin e varrit të bashkëshortit të saj.
Për fatin e saj të mirë shqiptari Adem Gashi egjeti çantën dhe e bëri misionin e tij ta kthente atë.
Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë, transmeton Periskopi.
Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7.
E mbushur me emocione dhe mirënjohje, vendbanimi i Parramatës nuk mund ta falënderoi shumë z. Gashi.
“Ne jemi aq të bekuar, mamaja ime është mbi hënën që të jetë në gjendje të paguaj balancën e varrit të babait tim”, shtoi z. Huynh. /albeu/