18,12,2025

Shqiptari fitoi bastore nga fitorja e Trumpit (Foto)

Must Read
Donald Trump

 

BalkanWeb ka siguruar një skedinë fituese të kapur në Elbasan, ku shqiptari fatlum ka vendosur 1.000 lekë të reja për fitoren e Donald Trumpit dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, fiks 3.500 lekë të reja.

Siç kuptohet edhe nga bileta fituese, skedina është vendosur në orën 20:40 të së martës kur në SHBA sapo kishte nisur dhe procesi i votimit.

Kompania kishte vënë koeficientin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillary Clinton, koeficienti ka qenë 1.15.

Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet. Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak shqiptarë besonin se do të ndodhte.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img