19,11,2024

Shqiptarët pjesēmarrës në tubimin antishqiptar të Gazimestanit 1989 ?

Must Read

Shkruan: Nehat Mustafa

Para 30 viteve ( 28 qershor 1989), për të shēnuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës ( betejë kjo pothuaj e përvetësuar krejtēsisht nga serbët) në Gazimestan ishin grumbulluar qindramijëra serb ( mbese kishte edhe më shumë se 1 milion).
Në këtë tubim, Milosheviqi paralajmēroi tragjedinë që po përgatiste për popujt joserb të ish jugosllavisë, me theks të veçant popullit shqiptar. Kēto paralajmërime nga kryekrimineli i Ballkanit u bēnē realitet brenda një dekade, duke kryer krime e mizori të cilat bota e civilizuar as që mund ti imagjinonte.
Tani, 30 vite pas , ështē koha të shtrohen disa pyetje :
• A kishte shqiptarë pjesëmarres në Tubimin e Gazimestanit , edhe pse dihej që ky do tē ishte tubimi më antishqiptar i organizuar ndonjëher nga strukturat shtetërore të Serbisë;
• Nëse kishte shqiptarë pjesëmarrës në këtë tubim ( faktet flasin që kishte), kush ishin ata ;
• Cili ishte misioni i pjesëmarrjes së tyre në këtë tubim : kërshëria për të ditur se cfarë po ndodhte ( !!!???); kishin detyrë nga institucionet e krahinës së atëhershme ( !!!???), apo ishte vullneti i tyre për ta treguar lojalitetin ndaj pushtetit dhe eprorëve të tyre serb ?
Gjeneratave të reja dhe mbi të gjitha historisë ia kemi borgj tregimin e së vërtetës.

Ps: Nuk ështē e thēnë që individët të merren me këtē çështje, por mbase kjo duhet tē jetë njē nga projektet e ardhēshme të Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik apo Arkivit Shtetëror. Rezultatet e këtyre studimeve ( hulumtimeve) , duke përfshirë edhe publikimin e emrave të ish bashkpunëtorëve të UDB-së do ishin një ndihmesë e madhe për të ardhmen e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img