Lajme

Shqiptarët, për 8 muaj, blenë nga Mali i Zi 2.8 milionë euro dru

By FerizajPress

October 23, 2016

Në disa qytete të Malit të Zi çmimi arrin deri në 50 euro për metër, shkruan Pobjeda.

Eksporti i përgjithshëm i drunjve në Shqipëri në tetë muajt e parë të këtij viti ka arritur në 2.8 milionë euro dhe shënon rritje prej 95.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku shumë e përgjithshme ishte 1.43 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Biznesmenët për rritjen e eksportit fajësojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rural, pasi që, sipas tyre, kanë caktuar kushtet që lejojnë që shumica e lëndëve të para të përfundojnë në eksport.

Qytetarët nga rajoni verior vlerësojnë se si arsyeja e ofertës së ulët dhe shtrenjtimit të drunjve është fakti se janë paraqitur blerës nga Shqipëria të cilët nuk pyesin për çmim, kështu që metrin e paguajnë edhe 20 euro më shtrenjtë në krahasim me blerësit vendas. /Lajmi.net/

.