Gjatë ditës së sotme shqiptarë të shquar në profesionet e tyre, të integruar në shoqërinë turk kanë vizituar komunën e Ferizajt.
Është kjo një vizitë kthyese pas vizitës së kryetari i Ferizajt bëri në disa rajone të Turqisë, ku pati kontakte me personalitete me prejardhje shqiptare, biznese dhe afaristë të dalluar.
Këtij delegacioni i printe Kryetari i Shoqatës së Kosovarëve në Komunën Bafra, të regjionit të Samsunit në Turqi, Yunus Gün dhe koordinatori i Qendrës Kulturore e Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili së bashku me deputetin Elmi Reçica dhe Faton Hasanin, kryetar i Bordit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës e Turqisë.
“Një pritje të veçantë sot i bëmë, bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Bordit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës e Turqisë, Faton Hasani, vëllezërve tanë nga Turqia, shqiptarë të shquar në profesionet e tyre, të integruar në shoqërinë turke por gjithnjë të lidhur me rrënjët shqiptare, duke ruajtur gjuhën, kulturën e traditën tonë.
Kënaqësi e veçantë të kemi mysafirë në qytetin tonë, Kryetarin e Shoqatës së Kosovarëve në Komunën Bafra, të regjionit të Samsunit në Turqi, Yunus Gün, koordinatorin e Qendrës Kulturore e Kosovës në Bursa, Recep Gündüz, me bashkatdhetarë të tjerë, në vizitën kthyese pas asaj tonë, javë më parë, nga e cila lindi bashkëpunimi, që do t’i sjellë Ferizajt të mira investuese e shkëmbime kulturore” ka thënë kryetari Aliu.






